1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“DASH shpërfilli Kurtin”, Maliqi thotë se ka dy perceptime për imazhin e politikës së jashtme të Qeverisë

Analisti Agon Maliqi thotë se ekziston një shpërputhje midis opinionit publik në Kosovë për suksesin dhe imazhin e mirë të qeverisë në politikën e jashtme dhe perceptimit të zyrtarëve të shteteve aleate për këtë sukses dhe imazh.

Ai shton se këto perceptime janë sikur “dy universe paralele”. Për këtë ai thotë se ekzistojnë raste konkrete sikur mesazhet e Quint-it dhe shpërfillja e kryeministrit nga Departamenti i Shtetit.

“Mirëmrama. Ekziston një shpërputhje tepër e madhe mes perceptimit të opinionit publik në Kosovë për suksesin dhe imazhin e mirë të qeverisë në politikë të jashtme, dhe perceptimit të zyrtarëve të shteteve tona aleate për këtë sukses dhe imazh. Dmth thuajse bëhet fjalë për dy universe paralele. Mosgatishmëria për ta futur në shqyrtim aplikimin tonë për Këshillin e Europës, mesazhet e Quint-it dhe shpërfillja e kryeministrit nga Departamenti i Shtetit janë tregues i qartë sa s’ka ku shkon. Po nejse, ju po dini, ju grahni. Flm për vëmendjen dhe e kalofshi një javë sa më të mirë”, ka shkruar ai në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img