Krijimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës e kanë uruar edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
Zëdhënësja e DASH-it, Morgan Ortagus, ka thënë se mezi po presin që të punojnë në forcimin e partneritetit dhe për të punuar së bashku me qëllim të rritjes ekonomike dhe forcimit të sundimit të ligjit.
“Përgëzime për popullin e Kosovës pas krijimit të Qeverisë së re. Ne mezi po presim të ndërtojmë partneritet të fortë dhe të punojmë së bashku për të nxitur rritje ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit dhe për të mbështetur prosperitetin për njerëzit dhe për rajonin”, ka shkruar Ortagus në twitter.