-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

DASh i ndalon përkohësisht fondet shtesë për agjencinë e OKB-së

Departamenti Amerikan i Shtetit ka pezulluar përkohësisht fondet shtesë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt.

Zëdhënësi i DASh-it, Mattheë Miller, ka thënë se kjo erdhi pas akuzave se disa nga punonjësit e agjencisë së OKB-së ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, shkruan CNN.

“Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres më 25 janar për të theksuar domosdoshmërinë e një hetimi të plotë dhe të shpejtë të kësaj çështjeje”.

“Ne mirëpresim vendimin për të kryer një hetim të tillë dhe zotimin e Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për të ndërmarrë veprime vendimtare për t’u përgjigjur, nëse pretendimet rezultojnë të sakta”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img