1.4 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Darkë e shëndetshme: Për ata që përballen me aneminë!

Te rastet e lehta deri tek ato të moderuara, anemia mund të parandalohet ose të shërohet me ushqim

– 600 g mëlçi pule;
– 250 ml qumësht;
– 1 qepë;
– 1 spec gogozhare jeshil;
– kripë;
– ujë;
– 150 ml ajkë kosi;
– 1 lugë mustardë.

Për polentën:

– 400 ml ujë;
– 1 lugë gjelle vaj;
– kripë;
– 100 g polentë.

Përgatitja:

Zhyteni mëlçinë në qumësht për gjysmë ore. Kullojeni dhe fërgojeni në yndyrë.

Kur të jetë bërë gjysma, shtoni qepët e grira dhe specin jeshil gogozhare.

Ziejini me pak ujë. Kur të jetë zier, ktheni mëlçinë, shtoni pak ujë dhe ziejeni të mbuluar për 15-20 minuta. Kah fundi, shtoni ajkën e kosit të rrahur me mustardë.

Bëni polentën si pjatë dytësore. Katër herë më shumë ujë sesa miell misri, pak vaj dhe kripë.

Kur uji të vlojë, shtoni polentën dhe gatuajeni për 2-3 minuta.

Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img