Site icon PrishtinaPress

Darka e fundit! Naimi ftoi Liridonën, por në restorant mori edhe vrasësin

Mbrëmja e 29 Nëntorit supozohej të ishte e lumtur për Liridona Ademajn, dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj, Naim Murseli.

Por ky i fundit, kishte planifikuar vrasjen e saj në natën që e kishte ftuar për darkë. Mediat kosovare raportojnë se mbrëmjen e 29 Nëntorit, Naimi bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët po darkonin në një restorant në Graçanicë.

Por në ambientet e jashtme të restorantit, Granit Plava (vrasësi i Liridonës) është parë duke kontrolluar situatën para krimit. Pas kësaj ai është larguar bashkë me Kushtrim Kokallan dhe të dy kanë shkuar drejt vendit ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt. Gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.

Liridona dyshohet se është vrarë me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasja. Bashkëshorti i saj, Naimi ka marrë fëmijët dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë në mëshirë të fatiti bashkëshorten.

Në fillim ai tha se Liridona kishte humbur jetën si pasojë e një grabitje, por kur ngjarja filloi të zbardhej ai pranoi autorësinë e krimit.

Exit mobile version