4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dardanët zhvilluan lojë kontrolluese, Giresse vëzhgon me vëmendje performancën e lojtarëve

Kombëtarja e Kosovës, në përpjekje për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë, ka vazhduar punën me entuziazëm në seancat stërvitore.

Në seancën e sotme, Dardanët e kanë zhvilluar një lojë kontrolluese, ku grupi i futbollistëve është ndarë në dy ekipe.

Përkundër reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe fushës së rrëshqitshme, futbollistët kanë treguar përkushtim maksimal dhe kanë shfaqur formë të mirë.

Përzgjedhësi Alain Giresse e ka vëzhguar me vëmendje paraqitjen dhe lëvizjet e futbollistëve, teksa me stafin e tij do ta bëjë edhe videoanalizën e performancës së tyre, në mënyrë që t’u japë udhëzimet e nevojshme për ndeshjen kundër Rumanisë.

Nga afër këtë seancë përgatitore e ka ndjekur edhe presidenti Agim Ademi, duke treguar kësisoj mbështetje dhe inkurajim për ekipin para dy sfidave tejet të rëndësishme.

Stërvitja e radhës e Kombëtares është paraparë të zhvillohet të martën në orën 10:30 në Kampin Nacional në Hajvali.

Do theksuar se në prag të dy ndeshjeve të cilat vlerësohen si kruciale për fatin e mëtejmë të këtij cikli kualifikues, të gjithë që janë të përfshirë në Kombëtaren dardane janë duke punuar me vendosmëri e përkushtim për të arritur sukses.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img