11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Dardanët mbajtën stërvitjen e fundit në Kosovë

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur paraditen e sotme seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Oslo, ku të mërkurën do të luajë miqësoren me Norvegjinë.

Edhe në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Franco Foda ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar, derisa për shkak të një shqetësimi të vogël muskular, Elbasan Rashani ka stërvitur i diferencuar nga grupi, njofton FFK.

Në seancën e sotme e cila nuk ka qenë aq e ngarkuar për shkak të udhëtimit, krahas ushtrimeve fizike dhe lojës me top, Foda një pjesë të konsiderueshme ia ka kushtuar skemave të ndryshme të lojës, me të cilat synon t’i kundërvihet suksesshëm Norvegjisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img