Dardan Cena (-73 kg) është stolisur me medalje të artë. Ai regjistroi fitore në 4 ndeshje.
Cena në raundin e parë ishte i lirë, në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari, britanezin Thomas Jackson.
Cena në çerekfinale mposhti me Ippon vendasin, lituanezin Tadas Calka.
Dardani në gjysëmfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon, britanezin tjetër Eryk Neumann.
Në finale zuri në mbajtje dhe mposhti me Ippon, polakun Adam Kazimierczak dhe u rendit i pari në këtë Kupë.
Kurse, Dëbora Gjakova (-63 kg) në raundin e parë humbi me Ippon, nga polakja Amelia Konfisz.
Pas asaj ndeshje ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh, në ndeshjen e parë ajo mposhti me Wazaari, britanezen Millie Bayliss.
Në ndeshjen e dytë Gjakova mposhti me Ippon, lituanezen Varvara Kuchar.
Për të bronztën edhe pse e kishte një Wazaari, ajo humbi me Wazaari dhe Ippon, nga polakja, Emilia Wolkowicz.
Ndërsa, Dion Sharapolli (-66 kg) në raundin e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon vendasin, lituanezin Eimantas Jakas.
Dioni në raundin e dytë humbi me Ippon, nga polaku Jakub Pec dhe nuk vazhdoj tutje garën.
Dhe, Loris Sharapolli (-73 kg) në raundin e parë mposhti me Ippon, britanezin Owen Lambert.
Lorisi në raundin e dytë humbi me Ippon, nga vendasi, lituanezi Tadas Calks dhe nuk vazhdoj tutje.
Nesër ndeshet Anes Veseli (-90 kg).