Site icon PrishtinaPress

Danas: Kosova i ka kërkuar pesë miliardë dollarë dëmshpërblim Beogradit

Gazeta serbe ‘Danas’ ditë më parë ka shkruar për një kërkesë që sipas tyre tashmë Kosova ia ka adresuar Serbisë.

Në ballinën e kësaj gazete bëhet e ditur se Kosova i ka kërkuar pesë miliardë dollarë dëmshpërblim shtetit të Serbisë për dëmet e luftës, transmeton lajmi.net

“Prishtina tashmë ka kërkuar pesë miliardë dollarë nga Beogradi”, thuhet në ballinën e gazetës të shoqëruar me një fotografi të Hashim Thaçit.

Sipas Danas këto të ardhura do të sigurohen nëpërmjet gjykatave të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para disa ditësh kishte thënë se Kosova do ta padis Serbinë për krimet që i ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Exit mobile version