12.3 C
Pristina
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

spot_img

Damka ia kapi telefonin një gazetari në kuvend, reagon AGK-ja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, e ka penguar gjatë punës së tij gazetarin e Kallxo.com, Shqipron Xhemën, gjatë kryerjes së detyrës se tij sot gjatë seancës konstituive të kuvendit.

AGK-ja tha se sipas raportimeve, gazetari Xhema gjatë përpjekjes për t’ia marrë një deklaratë Damkës lidhur me disa biseda që janë publikuar në media, i njëjti është përballur me një veprim të papranueshëm fizik nga Damka.

“Deputeti i ka kapur telefonin nga dora, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në punën e tij, dhe duke e cenuar atë në punën e tij. AGK rikujton se çdo ndërhyrje fizike apo verbale ndaj gazetarëve në vendin e tyre të punës, është sulm ndaj lirisë së shprehjes, rrjedhimisht e demokracisë”.

“AGK kërkon nga institucionet përkatëse që të trajtojnë me seriozitet këtë incident, dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e gazetarëve në ushtrimin e profesionit të tyre, pa presion dhe pa frikësim”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, AGK-ja tha se liria e medies është një nga shtyllat themelore të demokracisë dhe çdo përpjekje për ta cenuar atë, është e papranueshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img