Gazetari i njohur, Bled Mane, i ftuar në emisionin “S’e luan Topi” në Top Channel, ka folur për jetën e tij private dhe jo vetëm.
Gjatë kësaj interviste, Mane është pyetur edhe në lidhje me disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP 2”, me të cilët pati një rrugëtim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Gazetari i njohur u shpreh se Luizi Ejlli e meritonte fitoren. Sipas tij, ai ishte një dallaverexhi me 5 yje dhe ishte i programuar për t’a fituar atë.
Madje Mane tha se i ka dhënë disa këshilla këngëtarit të dashur për publikun, që të mos i kthehet veseve dhe që të mos e humbë këtë shans që i erdhi sërish.
“E meritonte fitoren. Ishte një dallaverexhi me 5 yje. Ishte programuar për t’a fituar atë, vetëm se i kam lënë një porosi. Luiz, erdhi koha jote mos e humb këtë shans. Në qoftë se herën e parë u ngrite dhe u zhduke e u rrëzove, kësaj radhe duhet të jesh mirënjohës, Top Channel, produksionit, publikut dhe mos e ul piacën, mos u kthe përsëri te veset. Trego karakter”, tha ai.