Manchester United është duke zhvilluar një ndeshje miqësore përballë Lensit në Old Traford.
Por në këtë duel miqësor është shënuar një gol i jashtëzakonshëm nga gjysma e fushës.
Andre Onana kishte lëshuar portën e tij dhe këtë më së miri e shfrytëzoi mesfushori mysafir Florian Sotoca.
Anëtari i Lens e pa bukur daljen e Onanas dhe me një goditje të bukur nga gjysma e fushës realizoi për 0-1.
Kaq ka mjaftuar që Onana të shndërrohet në meme në rrjetet sociale, pasi goli i pësuar i tij është bërë viral.