Site icon PrishtinaPress

Dalipi për në Manastir: S’dihet nëse priftërinjtë kanë diçka me ta apo po mbahen pengje

Shefi i kabinetit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë dhe sanksionojë Serbinë për vrasjen e sotme të policit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ai tha se edhe presidenti i Serbisë duhet të ndiqet penalisht për nxitje.

“Sulm tragjik terrorist në Kosovë me individë të armatosur të mbështetur nga shteti serb. Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë dhe sanksionojë Qeverinë e Serbisë, si dhe të ndjekë penalisht Presidentin Vuçiq për nxitje”, ka shkruar ai në një postim të gjatë në X.

Ai tha se pas vrasjes, 30 terroristët vazhduan të fshiheshin/barrikadonin brenda një Manastiri lokal, nga i cili vazhduan të qëllonin në mënyrë sporadike.

“Nuk dihet ende nëse priftërinjtë e Manastirit kanë ndonjë lidhje me këtë apo nëse mbahen peng”.
Ai tha se Vuçiqi po luan sipas librit të Putinit.
“Luftënxitësi dhe manipulatori Vuçiq po luan sipas librit të lojërave të ish-shefit të Millosheviqit dhe Putinit: duke nxitur telashe në pjesën veriore të Kosovës për të kundërshtuar pakënaqësinë gjithnjë në rritje të qytetarëve të tij dhe për të larguar vëmendjen nga çështjet e brendshme të Serbisë”.

Exit mobile version