Site icon PrishtinaPress

Dalin statistikat: Rritet numri i kosovarëve që udhëtojnë me aeroplan

Në muajin mars 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 722 ose 12.1% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 221 mijë e 282 ose 13.7% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërsa, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 6 mijë e 352 ose 7.4% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto ton ishte 0.

Ndërsa, bie numri i përdoruesve të telefonit fiks për 10.3 për qind.

“Numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 mijë e 243 ose 10.3% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 3 134 330 ose 0.4% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për transportin e telekomunikimit për muajin mars 2023 me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin.

Exit mobile version