Site icon PrishtinaPress

Dalin rezultatet e mjekësisë ligjore, detaje tronditëse se si kosovari vrau me thikë italianen “njëra plagë ia shpoi zemrën”

Rezultatet e para të testeve mjeko-ligjore konfirmojnë sulmin brutal ndaj italianes Vanessa Ballan, e cila dyshohet se u vra me thikë nga 41-vjeçari nga Kosova, Bujar Fandaj.

E përditshmja italiane, Corriere del Veneto, shkruan se me 19 dhjetor kosovari hyri në shtëpinë e së resë duke thyer dritaren në pjesën e pasme të shtëpisë. Sipas mediumit italian, transmeton Express, ai fillimisht e rrahu egërsisht në fytyrë, më pas u hodh mbi të dhe i shkaktoi tetë plagë me thikë, gjashtë vdekjeprurëse: njëra ia shpoi zemrën, tjetra i shpoi mushkëritë dhe tjetra në rruazat e saj.

Vanessa u përpoq të mbrohej me duart e saj, teksa situata e dhunshme zgjati disa minuta.

Analizat do të bëhen edhe për fetusin që Vanessa mbante në barkun e saj, një krijesë afërsisht dy muajshe: në veçanti do të bëhet testi i ADN-së për të konstatuar atësinë e fëmijës. 

Autopsia u përfundua nga eksperti mjekësor i caktuar nga zyra e prokurorit të Trevisos, Antonello Cirnelli; Prokurori, Michele Permunian, u njoftua menjëherë për rezultatet fillestare. 

Ndërkohë janë publikuar edhe pamje të momentit kur Bujari ka hyrë në shtëpinë e Vanesës: këtë e ka bërë nga mbrapa me shpresën që të mos shihet, por kamerat e fqinjëve kanë kapur gjithë skenën.

Vanessa denoncoi dhunën seksuale të vrasësit të saj edhe në vitin 2021.

Exit mobile version