Site icon PrishtinaPress

Dalin pamjet rrëqethëse kur ushtarët rusë i vrasin ukrainasit babin para syve: Të lutem mos vdis, po të lutem

Një civil ukrainas thotë se trupat ruse hapën zjarr ndaj automjetit të tij, duke vrarë babanë e tij teksa po evakuoheshin nga qyteti i Ivankiv në rajonin e Kievit.

Burri kapi video të sulmit të 25 shkurtit në telefonin e tij dhe tha se ai dhe babai i tij, Oleh Bulavenko, ishin kthyer në shtëpinë e tyre për të shpëtuar tre qentë e tyre.

Radio Evropa e Lirë ka verifikuar se asnjë trupë ukrainase nuk ka qenë në zonë në momentin e të shtënave. Qeni i vetëm i mbijetuar refuzoi të linte trupin e Bulavenkos pas të shtënave.

“Babi të lutem mos vdis”, thotë djali i tij.

E gjithë ngjarja tragjike ndodhi në mes të rrugës, pasi viktima po lëvizte me makinë me të birin, kur një autokolonë ruse i bëri sinjal të ndalonte.

“Dil dhe shtrihu”, ulëriti një zë! “Dëgjon? Dil direkt jashtë!”, i thonë ushtarët rusë burrit ukrainas.

Ai doli dhe ushtarët rusë e qëlluan për vdekje, derisa po regjistronte videon.

‘Më është këputur këmba’, thotë i ati.

Exit mobile version