1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Dalin pamjet e fundit kur bankierja e njohur ruse u hodh nga ballkoni

Kristina Baikova, zëvendëspresidente e Loko Bank ruse, ka vdekur në rrethana misterioze.

28-vjeçarja ka rënë nga një dritare e banesës së saj në Moskë nga kati i njëmbëdhjetë. Policia nisi një hetim ku rezultoi se Christina kishte organizuar një festë për kompaninë e saj në banesën e saj natën fatale.

Mes të ftuarve ishte edhe i dashuri i saj Andrej , me të cilin dyshohet se kishte nisur lidhjen vetëm pak javë më parë. Pas disa orësh të kaluara aty, të ftuarit vendosën të shkojnë në klubin e natës, duke lënë vetëm Kristinën dhe Andrejn.

Pas një konflikti të çastit, Kristina filloi të qaj dhe më pas u gjend në ballkon ku filloi të kërcënonte me hudhje.

Situata e dhimbshme ka zgjatur rreth 15 minuta, gjatë së cilës Andrej i mërzitur ka tentuar ta bindë të kthehet në banesë.

“Eja e dashur! Unë premtoj se do të jemi mirë – dëgjohet duke thënë.

I riu përsërit se e do dhe i premton martesën dhe fëmijët.

Në momentin kur ai nga një dritare tenton ta kap vajzën për ta shpëtuar, ajo është hedhur nga lart duke u vetvrarë.

Nga hetimet u konstatua se ajo merrte barna hormonale, të cilat mund të kishin ndikuar në gjendjen e saj emocionale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img