Kosova është tronditur sërish nga një vrasje që ka ndodhur në një lokal në fshatin Runikë në Skenderaj.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se rasti ka ndodhur pas mesnate dhe për pasojë një 39 vjeçar ka mbetur i vdekur në vend, e tre të tjerë janë plagosur.
Siç ka bërë të ditur policia, nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.
Në mediat lokale janë publikuar edhe pamjet nga vendi ku ka ndodhur ngjarja.

