Site icon PrishtinaPress

Dalin pamje brenda banesës ku ka jetuar Dan Hutra, familjarët janë larguar jashtë vendit

Janë publikuar pamje brenda ambienteve të banesës ku ka jetuar Dan Hutra, vrasësi serial i cili ditën e djeshme ekzekutoi me kallashnikov tre gra në kryeqytet.

Në këtë banesë kanë jetuar e ëma e Dan Hutrës, vëllai i tij së bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët.

Në momentin që Dan Hutra ka lënë qelitë e burgut, ata janë zhvendosur në një tjetër banesë.

Prej më shumë se 6-muajsh banesa në zonën e Vaqarrit, është dhënë me qera te disa persona të tjera. Qiramarrësit janë larguar menjëherë sapo kanë mësuar se vëllai i autorit të krimit të djeshëm është personi që u ka dhënë me qera banesën.

Sipas gazetares së Euronews, familjarët e vrasësit serial janë larguar jashtë vendit. Mësohet se fqinjët kanë deklaruar jashtë kamerave se i vëllai që banonte në këtë banesë e kishte mohuar Dan Hutrën si vëlla.

Hutra u vu në pranga të mërkurën pas disa orësh në arrati në zonën e Sharrës, në periferi të Tiranës.

Exit mobile version