Federata Shqiptare e futbollit, ka njoftuar se kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen Çeki-Shqipëri, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Kjo ndeshje do të zhvilllohet më 7 shtator, në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës, shkruan IndeksOnline.
Bileta për këtë ndeshje mund të blihen në këtë link: https://fshf.org/shop/republika-ceke-shqiperi/.
Pas ndeshjes me Poloninë, Shqipëria do të jetë nikoqire e Polonisë më 10 shtator.
Kujtojmë që gjatë muajit qershor, Kombëtarja e Shqipërisë fitoi dy ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve faroe, duke rrembyer pozitën e dytë në grup.
Nëse kuqëzinjët arrijnë ta mbajnë këtë pozitë deri në fund të kualifikimeve, do të sigurojnë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian për herë të dytë në histori.