Site icon PrishtinaPress

Dalin në shitje biletat për meqin e Haxhi Krasniqit në ‘’Fadil Vokrri’’

Përmes një ceremonie të veçantë, nën patronatin e Komunës së Deçanit dhe kryetarit Bashkim Ramosaj, është mbajtur aktiviteti, i cili e ka shënuar edhe zyrtarisht hapjen e procesit të shitjes së biletave për eventin e madh të 5 gushtit, ku në spektaklin e boksit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, protagonist kryesor do të jetë Robin Krasniqi.

Në këtë ngjarje janë shpalosur detaje rreth shitjes së biletave online, të cilat secili i interesuar mund ti gjejë në

www.rave-travel.com.

Paraqitja e yjeve të shumta të skenës sonë muzikore e ka pasuruar këtë event, derisa qershia mbi tortë ishte mesazhi që Robin Krasniqi e kishte dërguar përmes një video inçizimi, e ku shprehte mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe që ka marrë.

Biletat kanë çmim që fillon nga 20€, dhe adhuruesit e boksit mund të zgjedhin online ulësen dhe sektorin ku preferojnë të ulen.

Mbrëmja e madhe e boksit që mbahet më 5 gusht, pritet ta shfaqë për herë të parë në një sfidë të organizuar në Kosovë, kampionin Robin Krasniqi, përballë së cilit do të jetë francezi Nadjib Mohammedi.

Exit mobile version