Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka bërë të ditur se kanë patrulluar vijën kufitare afër Istogut.
Siç thuhet në komunikatë, aktiviteti u zhvillua për të ruajtuar sigurinë në Kosovë.
“Njësia e Komandës Rajonale të KFOR-it perëndimor patrulloi vijën kufitare administrative afër Istogut.
Aktiviteti u zhvillua nga trupat malore të Ushtrisë Italiane për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në #Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999″./Indeksonline/