Site icon PrishtinaPress

Dalin detajet e para nga aksioni anti-drogë në Suharekë, policia arreston 6 persona

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion kundër drogës në fshatin Shirokë të Suharekës.

Sipas Prokuroria Themelore e Prizrenit nga ky aksion janë arrestuar 6 persona, katër prej të cilëve janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, kurse dy të tjerë janë shtetas së Kosovës.

Njëri nga të arrestuarit është pronari i mullirit ku është gjetur laboratori i drogës.

Tutje ajo ka bërë të ditur se policia ka gjetur dhe sekuestruar 32 kilogram marihuanë dhe 2059 bimë narkotike sativa e cila ishte në procesin e rritjes.

Krahas tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe tri automjete, një e tipit Ford, një BMW dhe një Opel Zafira.

Exit mobile version