Site icon PrishtinaPress

Dalin detaje të reja nga vrasja e rëndë në Tiranë ku mbeti e vrarë një 37 vjeçare

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me krimin e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Shkozë, ku një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij e më pas ka vrarë dhe veten.

Policia bën me dije se Roland Sinani u cili dyshohet se ka vrarë 37-vjeçaren të identifikuar si Migena Sinani, ishte i pa martuar, dhe merrte mjekim pasi vuante nga shëndeti mendor.

 

Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë.

Në banesë kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version