Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, është padyshim njeriu që ka meritën kryesure për kualifikimin e ballkanasve në gjysmëfinale. Në të kaluarën ai ka qenë pjesë e Dinamos në Shqipëri, ndërsa me besim dhe punë arriti të bëhej një ndër trajnerët më të suksesshëm në botë, duke rikthyer Kroacinë në majat e futbollit Botëror.
Në fundin e 11-metërshave që i siguruan kroatëve kualifikimin, Daliç ka shpërthyer në lotë. Një arritje madhështore për të dhe për skuadrën e tij. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri ka deklaruar se i është dashur të luftojë gjithë jetën, për të arritur në këto nivele.