Pas dy viteve të kaluara si huazim, gjashtë muaj te skuadra e Kukësit dhe një vit e gjysmë te Ballkani, ylli kosovar, Mirlind Daku është rikthyer te skuadra kroate, NK Osijek, atje ku po gjenë formën e tij më të mirë, shkruan Insporti.
Në një intervistë për Insportin, Daku ka zbuluar detaje lidhur me qëndrimin e tij tek klubi i Osijek, duke theksuar se nuk po mendon për ndërrim të Ligës pasi është i fokusuar për t’i arritur synimet e veta me klubin
“Rikthimi në Kroaci nuk është i njëjti me fillimin kur kam ardhur këtu, tani jam mirë fizikisht dhe mentalisht. Dhe, po ashtu jam i përgatitur për çdo sfidë të mundur” – tha fillimisht Daku.
“Jo tani për tani nuk po mendojmë për huazime apo ndërrim të Ligës, tani jam i fokusuar të jap sa më shumë nga vetja që të arrijë synimet me klubin po edhe synimet personale” – shtoi më tutje ai.
Ish- sulmuesi i Ballkanit e gjeti golin në minutën e 88-të të takimit për t’i dhënë epërsinë Osijekut për 2-1 në ndeshjen e dy ditëve më parë ndaj Lokomotiva Zagrebit, gol i cili Dakut i dha ndienja të papërshkrueshme.
“Goli ndaj Lokomotives ishte një ndjenjë tejet e papershkrueshme pasi që të futesh në ndeshje në min e 79’të e të shënosh qysh me prekjen e parë në atë moment kur ekipi ishte duke kerkuar golin për fitore”
Futbollisti gjilanas shtoi se është duke e përcjellë Superligën e Kosovës vazhdimisht dhe jo vetëm ish klubin por të gjitha ndeshjet.
“Po, Superligën e përcjelli kur kam kohe të lirë. Jo vetem Ballkanin po e përcjelli të gjitha ndeshjet sepse kam shokë që luajnë nëpër të gjitha ekipet e i ndjeke të gjithë” – tha Daku.
Daku realizoi plot 31 gola gjatë sezonit të fundit në Superligën e Kosovës, por pa marrë hapëisrën e duhur në ndeshjet për Kosovën.
Sulmuesi i Ballkanit në miqësoret e muajit qershor, ndaj San Marinos dhe Maltës, u fut në lojë në minutën e 82-të. Teksa, në ndeshjen ndaj Maltës, ai u fut në lojë në minutën e 88-të, ku kishte kohë të prekte topin vetëm dy herë.
Për këtë Daku ka një përgjigje: “Unë siç kam thënë edhe më herët unë jam i gatshëm për Kosovën kur Kosova ka nevojë për mua kështu që në çdo moment jam i gatshëm.”
Kosova ndau rrugët me trajnerin zviceran, Bernard Challandes, një ditë pas humbjes kundër Gjeorgjisë në ndeshjen e parafundit kualifikuese për Kupën e Botës 2022. Në ndeshjet e nëntorit, e udhëhequr nga tekniku slloven, Primoz Gliha, Kosova u mposht nga Jordania, dhe barazoi me Greqinë.
Këto ndeshje i ka përcjellë sulmuesi i Osijek, Daku i cili tha se shpreson të vijë një trajner i ri.
“Po, ndeshjet e nëntorit i kam përcjell është shumë kohë e shkurtë që trajneri i ri me e futë at taktiken e tij apo me u ndje dora e trajnerit, por shpresojmë pas një kohë të vi trajneri i ri dhe pse jo të arrijmë edhe objektivat tona si shtet e si Kombëtare” – përfundoi Daku.
Ndryshe, në 10 paraqitje me Osijek Daku ka të shënuara 3 gola. Teksa vlera aktuale e tij sipas transfermarket është 350 mijë. /Insporti.com