Në konferencën për media një ditë pasi publikoi listën e kombëtares, trajneri Sylvinho u deklarua për mos grumbullimin e Dakut dhe Mujës apo Gjasulës.
“Kanë bërë një rrugëtim të rëndësishëm, janë lojtarë që i kam në konsideratë. Ajo dhimbje koke për zgjedhjen është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një trajneri.
Dua ta kem këtë dhimbje koke. Janë pjesë e planeve, por sot nuk mund të marr 30-35 lojtarë, por duhet të shohim lojtarë si Manaj që vjen për herë të parë e Broja për të dytën. Nuk është i lehtë vëzhgimi”, tha Sylvinho.