Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar për vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe rrjedhën e procesit zgjedhor.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se lidhur me vendimin për rinumërim të 1,472 vendvotimeve nuk ka ndonjë ankesë deri më tëni në Gjykatën Supreme.
“Kemi pranaur dy vendime të PZAP-së. Në njërin vendim jemi obliguar të numërojmë 1472 kuti. Nga Gjykata Supreme deri në orën 15:00. Do të presim sa të përfundoj afati, dhe nëse nuk ka ankesa nesër mund të fillojmë rinumërimin”, ka thënë ajo, përcjell Telegrafi.
Enis Halimi nga sekretariati i KQZ-së ka thënë se janë duke u kryer të gjitha punët dhe përgatitjet në QNR për të filluar rinumërimi.
“Ne jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet në qendrën e numërimit. Stafi është me kapacitete të plota,vetëm presim urdhërin që të fillojmë. Këto rinumërime do të zhvillohen pasi të përmbushen afatet kohore”, ka thënë ai.
Ndryshe përfaqësuesja e LVV-së në KQZ, Nazlije Bala, ka kërkuar që të bëhet edhe një ndërrim i tretë për rinumërim të votave.
“Kërkojmë nga koordinatori i Qendrës së Mumërimit të shtoj numrin e tavolinave, dhe kërkojë të ngriten edhe kapacitetet për turnin e tretë sa i përket procesit të rinumërimit, në mënyrë që të jemi me kohë”, ka theksuar ajo.
Lidhur me këtë Enis Halimi nga sekretariati ka deklaruar se ndërrimi i tretë në të kaluarën nuk është treguar i saktë.