Site icon PrishtinaPress

Daka: Këtë vit kemi pranuar rreth 600 kërkesa për lirim me kusht

Mbi 580 të burgosur kanë bërë kërkesë për t’u liruar me kusht gjatë këtij viti. Vetëm gjysma e tyre ka përmbushur kriteret ligjore, ndërkohë që Paneli për Lirim me Kusht ka aprovuar kërkesat e rreth 50 për qind të tyre. Kështu tregon kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht, Valdete Daka, ku deklaron se ka raste edhe të revokimit të vendimit. Ajo thotë se pas lirimit, personat që kanë kryer vepër penale, kanë përsëritur vepra të tilla ose janë larguar nga Kosova pa paralajmërim.

Ajo në intervistën për KosovaPress, flet edhe për shkresat që pranojnë nga gratë që mos të aprovohen kërkesat e bashkëshortëve të tyre dhunues për lirim.

Kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht, Valdete Daka tregon për vlerësimet që bëjnë për personat që kërkojnë lirimin.

I dënuari ka të drejtë që sa herë që e arrin kushtin të paraqes kërkesën për lirim me kusht, por një pjesë të dënimit duhet ta vuajnë në burgim.

Pavarësisht plotësimit të kritereve për lirim me kusht, ka raste kur të njëjtit vazhdojnë me veprat penale pas lirimit.

Pranë panelit të përbërë prej tre anëtarëve, Daka shton se ka kërkesa edhe të grave të cilat kërkojnë të lirohen për shkak se kanë fëmijët e vegjël.

Veç kësaj, ka raste kur vet familjarët kërkojnë nga paneli që të mos aprovojnë kërkesën e të afërmeve të tyre për lirim me kusht.

Paneli për Lirim me Kusht është institucion në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili funksionon duke u bazuar në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Përbëhet prej tre anëtarëve, dy anëtarë janë gjyqtarë, kryesuesi është nga Gjykata Supreme, një nga Gjykata e Apelit dhe një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.

Exit mobile version