Analisti i përhershëm i emisionit “Favorit” në T7, Tualant Dajaku ka folur për situatën e Etnik Brrutit.
Brruti gjatë ditës së djeshme konfirmoi se e ka lënë Kosovën për Shqipërinë, shkruan “Gazeta Express”.
Për këtë ngjarje ka folur edhe analisti Dajaku, i cili ka thënë se si është e mundur që një lojtar që zgjedh Shqipërinë mund të quhet tradhëtar.
“Jemi çmendur, si ka mundësi me i thënë një lojtari që zgjedh Shqipërinë tradhëtar? Shyqyr që po e zgjedh Shqipërinë. I dëshirojmë vetëm suksese”, tha Dajaku.
Tutje, ai tha se këto largime po bëhen shkaku i menaxhmentit në ekipet kombëtare, duke ia lënë tërë fajin atyre./GazetaExpress/