9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Daja: Ballkani pëfaqëson Kosovën, Bate ka përvojë në Evropë

Për të dytin vit radhazi, Ballkani ndodhet në zonën play-off të Conference League. Pasi kaluan tri ture, kampionët e Kosovës do të kërkojnë që të kalojnë dhe pengesën e fundit, që quhet Bate Borisov, për të siguruar një tjetër kalim historik në fazën e grupeve të kompeticionit.

Në prag të duelit të së enjtes, Ilir Daja doli në konferencën e zakonshme për shtypin, ku komentoi ecurinë e skuadrës së tij dhe për përgatitjet në ditët e fundit.

‘’Nëse flasim rreth historisë që kemi bërë, për të dytin vit radhazi gjendemi në play-off. Në një moment të tillë, përfaqësimi ynë kalon përtej Ballkanit të Suharekës, pasi përfaqësojmë edhe Kosovën.

Ditët e fundit i kam ndarë lojtarët në dy grupe, ata që luajtën në kampionat, në fundjavë, dhe ata që qëndruan pushim. Menjëherë pas konferencës, do të kryejmë dhe seancën e fundit ku do të jemi të gjithë të bashkuar, në prag të këtij takimi, që sigurisht nuk do të përfaqësojmë vetëm Ballkanin e Suharekës.’’

Më pas, Ilir Daja u ndal Dedhe te kundërshtari i play-off-it, Bate Borisov, ku u shpreh se do t’i vlerësojnë bjellorusët për eksperiencën që kanë në kompeticionet europiane.

‘’Bate Borisov ka eksperiencë në kompeticionet europiane. Ata kanë marrë pjesë edhe në grupet e Champions League. Kaloi turin e parë në Champions, por pas këtij raundi nuk janë paraqitur në lartësinë e duhur. Gjithsesi, kjo nuk do të na pengojë që ne të japim maksimumin tonë dhe ta vlerësojmë kundërshtarin për eksperiencën që ka në Europë. Në këto dy ndeshje, mendoj se gjithçka do të jetë e hapur dhe nuk do të ketë favoritë.’’

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img