Site icon PrishtinaPress

Daily Mail me artikull të veçantë për vizitën e Rita Orës në Kosovë

Rreth vizitës së Rita Orës në Kosovë kanë shkruar edhe mediat e huaja, Daily Mail me artikull të veçantë.

Këngëtarja Rita Ora po qëndron në Kosovë në kuadër të një misioni bamirës së bashku me UNICEF-in, transmeton prishtinapress.eu

Gjatë qëndrimit të saj tre ditor në Kosovë, ajo do të marrë pjesë në disa aktivitete humanitare për të ndihmuar vikimat në vendin tonë.

E pranishme në një ngjarje të organizuar dje nga UNICEF e cila u titullua “ActivateTalks” Rita ka folur lidhur me misionin e saj bamirës dhe është shprehur se është krenare që i përket këtij kombi.

“Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in.  Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”, tha Rita para të pranishmëve.

Ndërsa vizitës së saj në Kosovë, Daily Mail i ka kushtuar një artikull të veçantë. Ata Ritës i janë drejtuar si fituesja e shumë çmimeve.

Sipas tyre Rita është rikthyer në vendlindjen e saj Kosovën për një mision humanitar së bashku me UNICEF.

Daily Mail thekson se këngëtarja Rita Ora të cilën e quajnë ikonë britanike ka nisur të mirret me bamirësi që nga viti 2013 ndërsa në Prishtinë ka befasuar rreth 400 fëmijë gjatë qëndrimit të saj tre ditor.

Exit mobile version