7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Dafina Zeqiri publikon momente romantike me të dashurin e ri

Pasi u nda nga Dj Geek, u raportua se Dafina Zeqiri ka gjetur sërish dashurinë.

Madje, bëri xhiron e rrjetit një foto e saj me të supozuarin ‘partnerin e ri’, ku ata shiheshin duke ecur bashkë të përqafuar rrugëve të Prishtinës, teksa personi në fjalë i dhuronte një puthje në ballë artistes.

U raportua se i dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë jo e njohur në botën e showbiz-it. Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në Kosovë.

Një prej tyre merret me tregti të frutave dhe perimeve, kurse një tjetër sipërmarrje është e profilizuar në fushën e teknologjisë informative.

Këngëtarja vendosi të zyrtarizonte lidhjen pak javë më parë kur publikoi dy foto me të në Instagram, duke u përqafuar.

E më pas ajo u shfaq me të nga pushimet në Greqi.

Teksa artistja ka zgjedhur mos të flasë mbi lidhjen e saj, në mediat sociale vijon të ndajë hera-herës grimca.

Së fundmi ajo ka postuar një foto të duarve të saj dhe partnerit.

Duke mos shkruar asgjë, ajo ka lënë foton të tregojë se sa e dashuruar është momentalisht.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img