Këngëtarja Dafina Zeqiri së shpejti pritet të publikojë njërin nga projektet muzikore në kuadër të albumit “Dafinë Moj”.
Këtë herë, ajo ka bashkuar forcat me dy reperët e njohur të skenës shqiptare, Ledri Vulën dhe Lumi B.
Derisa po përgatitet për këngën e re, ajo në rrjetet sociale ka publikuar pamje se si do duket në klipin e ri.
Për njërën prej dukjeve në klip, artistja Zeqiri ka zgjedhur një fustan të shkurtër të dizajnuar nga Drenusha Xhara.
Ndërkohë, edhe për këtë projekt 31-vjeçarja është shfaqur nën përkujdesjen e grimerit Arbër Bytyqi dhe stilistit të flokëve, Kaci Lleshit.
“Baby ti ama…”, ka shkruar ajo referuar një pjesë të këngës së re që do të titullohet “Aman”.
https://www.instagram.com/p/CBv5LfSJCbX/?utm_source=ig_embed
Gjatë karantinës, Dafina po ashtu publikoi edhe dy projekte në bashkëpunim me producentin Cricket: “Një herë në jetë” dhe “A je pendu”.