Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dje (14 prill) ka festuar ditëlindjen e 34-të.
Këtë ditë të veçantë për të, artistja vendosi që ta festonte mes miqve të saj më të afërt, ku nuk munguan as emra të njohur nga showbizz-i.
Mes atyre që festuan bashkë me këngëtaren ishte edhe DJ Geek, partneri i saj prej shumë vitesh me të cilin së fundmi u tha se janë ndarë.
E pranishme ishte edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën Dafina ka raporte mjaft të afërta.
Ndërkohë, padyshim vëmendja më e madhe ishte ndaj protagonistes së kësaj mbrëmje Dafinës, që u shfaq në disa veshje të ndryshme teksa dukej elegante dhe plot shkëlqim.
Këngëtarja Lori u kujdes për atmosferën duke performuar këngë të njohura shqipe dhe gjithashtu artisti dhe miku i Dafinës, Ylli Limani këndoi disa hite të tij.
Ndryshe, Dafina aktualisht ka paralajmëruar një album të ri teksa ka nisur publikimin e këngëve që do të jenë pjesë e tij.
E fundmi është bashkëpunimi me Cricket “Harroj” që e solli gjatë këtij muaji dhe deri më tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në YouTube