Këngëtarja e mirënjohur, Dafina Zeqiri mbetet një prej emrave më të suksesshëm në skenën shqiptare të muzikës.
Ajo numëron hite të shumta dhe ndërkohë po punon vazhdimisht për projekte të reja.
Por, teksa është në finalizim të bashkëpunimit me reperin Mozzik, artistja ka sjellur për fansat të tjera imazhe provokuese.
Në llogarinë e saj në Instagram, autorja e “Malli” është shfaqur atraktive në dy kostume të reja.
Në pozat e para, 34-vjeçarja shihet e veshur me kostum të shkurtër lëkurë dhe një bluzë të kaltër “Dior”, që i kombinoi edhe me një palë çizme me taka.
Ndërkohë, në të tjera fotografi, ajo u shfaq elegante e veshur me një fustan të gjatë me prerje në gjoks, bel dhe tek këmbët. /Telegrafi/