DJ Geek, Young Zerka, Dafina Zeqiri dhe MC Kresha kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Ata kanë bërë një remiks të “Nafije”, ku secili prej tyre vjen me paraqitje të veçantë.
Teksti i këtij projekti është shkruar nga Kresha, Elinel, Dafina Zeqiri, Young Zerka dhe Alandy.
Muzika dhe melodia e këngës është bërë po ashtu nga vet këta artistë me miksim dhe masterizim të Deard Sylejmanit.
“Beat’-i është realizuar nga Alandy, kurse për videon vlen të ceket se e ka bërë Entermedia.
Besohet që ky bashkëpunim i tyre do të jetë një nga hitet e kësaj periudhe./Prishtinapress/
https://www.youtube.com/watch?v=DGw92dNR50w&embeds_euri=https%3A%2F%2Fdemokracia.com%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title
