Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, këngëtarët Dafina Zeqiri dhe Yll Limani kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Mos shko” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit RnB.
Muzika është punuar nga producenti Rrzon, vija melodike nga Dafina, gjersa për tekstin janë kujdesur vet Dafina dhe Elinel.
Foto: Dafina Zeqiri/YouTube
Kënga është vizualizuar edhe me një klip epik, në të cilin dyshja vijnë me një performancë mjaft të veçantë.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Wonder.
Dafina dhe Ylli janë dy ndër zërat më të preferuar në estradën shqiptare, që me vite të tëra i kanë mbijetuar tregut dhe vazhdojnë të sjellin projekte që gjithmonë mirëpriten nga publiku.