Home Magazinë Dafina Zeqiri dhe Ghetto Geasy publikojnë “Flaka”

Dafina Zeqiri dhe Ghetto Geasy publikojnë “Flaka”

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej kohësh, Dafina Zeqiri dhe Getoar Selimi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Flaka” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike verore, e miksuar mes zhanreve: R&B, folk dhe hip-hop.

Kënga është realizuar në studion BigDeal Records, dhe për vijën melodike janë kujdesur vet Dafina dhe Ghetto Geasy.

Dafina Zeqiri dhe Getoar Selimi (Foto: Dafina Zeqiri/Instagram)

Ky i fundit është kujdesur edhe për vargjet e tekstit.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip me tematikë verore, i cili është realizuar nga produksioni kosovar, Entermedia.

Ndonëse janë të dy emra shumë të njohur në estradën shqiptare prej dekadash, ky është bashkëpunimi i parë mes Dafinës dhe Getoarit.

Exit mobile version