Site icon PrishtinaPress

Dafina Zeqiri bëhet ‘nuse’ për klipin e ri “Malli”

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri duket se nuk po ndalet së sjelli projekte të reja muzikore për fansat e saj.

Kjo pasi ajo së fundmi ka paralajmëruar se do të sjellë një tjetër këngë të vizualizuar me klip.

Bëhet fjalë për një këngë të quajtur “Malli”, data për publikimin e së cilës është vendosur të jetë më 7 korrik.

Këngëtarja Zeqiri iu dha një vështrim të shkurtër të klipit fansave të saj në Instagram, ku shihej e veshur si nuse dhe e mbuluar me duvakin e nusërisë.

Nga ‘trailer’-i, kënga duket se do të jetë e zhanrit baladë gjersa edhe pamjet nga klipi duken tejet interesante.

Dafina në anën tjetër po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit me Kidën, të titulluar “Luje belin” – këngë e cila është pritur mirë nga publiku. 

 

 

Exit mobile version