-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Dafina e konfirmoi ndarjen nga Dj Geek?

Teksa është në fokus të medias pas krizës në lidhjen me DJ Geek, Dafina deri tash, siç ka vepruar thuajse gjithmonë në karrierë, nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë pjesë

Mirëpo, një postim i fundit i saj duket se i ka dhënë vulën zhvillimeve të përfolura në jetën e saj private.

Dihet se ngjarjet personale e afektojnë çdo artist, e sidomos Dafinën prandaj të rejat janë reflektuar edhe në punë.

Përmes një postimi, këngëtarja e njohur ka bërë të ditur se do të shtyjë publikimin e albumit të saj të ri të menduar për verë.

“Unë kam planifikuar të publikoj albumin “Unë jam ajo” këtë verë por kam vendosur ta shtyjë pas saj. Arsyeja fundore për ndryshimin e datës së publikimit është sepse ka pasur një lëvizje të papritur pozitive. Muzika ime zakonisht i reflekton emocionet e mia dhe unë e di që më duhet të ulem dhe të bëj disa ndryshime të vogla në albumin “Unë jam ajo”. Falemnderit të gjithëve për mirëkuptimin, ky është fillimi i një epoke të re”, është shprehur Dafina.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img