Site icon PrishtinaPress

Dafina dhe Ylli publikojnë këngën “Kaje”

Në vitin 2020, dy artistët e njohur, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, sollën këngën “Mos shko” që rezultoi shumë e suksesshme për dyshen. Ndërsa tani ata kanë gati projektin e dytë në bashkëpunim.

Dafina dhe Ylli kanë finalizuar projektin e titulluar “Kaje”, nga i cili ditë më parë publikuan një pjesë të shkurtër që u bë virale në rrjete sociale.

“Kaje” do të publikohet në ora 18:00, e shoqëruar me videoklip. Pak nga videoklipi, dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram.

Exit mobile version