1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Daçiqi publikon një emër shqiptar për të cilin pretendon se ka kërcënuar ambasadat serbe në Evropë

Ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se disa ambasada të Serbisë në Evropë, sikurse edhe aeroporti i Beogradit “Nikolla Teslla”, kanë marrë mesazhe kërcënuese.

Siç njofton media serbe N1, Daçiqi ka thënë se “sipas informatave zyrtare”, i dyshuari për këto kërcënime është Denis Krasniqi nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova.

“Në lidhje me mesazhet kërcënuese të marra përmes postës elektronike nga Aeroporti i Beogradit, ambasadat dhe konsullatat tona në Austri dhe Gjermani, dhe Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, Ministria e Punëve të Brendshme mori informacion zyrtar nga Gjermania dhe Zvicra se ishte Denis Krasniqi (26-vjeç, nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova”, tha Daçiqi, transmeton Klankosova.tv.

Ai pretendoi se ky person “aktualisht ndodhet në Kosovë” dhe, sipas tij, “është lëshuar urdhër që menjëherë pas kthimit në Zvicër të paraqitet në polici”.

Gjatë ditës së sotme u raportua se ambasadat e Serbisë në dy kryeqytetet kryesore evropiane kanë marrë kërcënime në 24 orët e kaluara se do të jenë cak i sulmeve terroriste.

Kështu së paku ka deklaruar ministri i jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, i cili tha po ashtu se sipas informacioneve paraprake, “këto kërcënime vijnë nga qarqe ekstreme separatiste të një pjese të diasporës sonë nga Kosova, pra nga persona të kombësisë shqiptare”.

“Në bashkëpunim me organet e tjera evropiane të sigurisë, po punojmë për të parandaluar dhe hequr këto kërcënime, por e përmend këtë sepse dikush nga Prishtina ka vite që punon sistematikisht për të krijuar një klimë në të cilën sulmi ndaj gjithçkaje serbe është i pranueshëm”, tha Gjuriqi për TV Pink.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img