Site icon PrishtinaPress

Daçiqi: Në seancën e Këshillit të Sigurimit do të jetë temë referendumi në veri të Kosovës

Kryeministri në mandatin teknik i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku shpalohet raporti i UNMIK-ut i çdo-gjashtë-muajshëm temë do të jetë edhe referendumi i djeshëm në veri të Kosovës për largimin e kryetarëve i cili u bojkotua nga komuniteti serb, siç raportoi “Danas”.

Daçiq u ankua se seancat në KS të OKB-së mbahen “vetëm dy herë në vit” dhe se vendet perëndimore “provojnë dhe kanë sukses në reduktimin e këtyre seancave”.

Kujtojmë se ShBA, MB dhe Franca vazhdimisht kanë kërkuar shuarjen e misionit të UNMIK-ut si “të panevojshëm” dhe se seancat dy-herë në vit janë po ashtu të panevojshme; teksa vazhdimin e këtij misioni në Kosovë e kanë quajtur “harxhim kot parash”.

Exit mobile version