Site icon PrishtinaPress

Daçiq thotë se fotografia e Faton Hajrizit ndihmoi që ai të lokalizohet: I kërkoi ujë një qytetari, ai e njohu

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiq i cili ka shkuar në vendngjarje ku Policia e Serbisë e ka vrarë Faton Hajrizin, ka thënë e për gjetjen e tij ka ndihmuar një fotografi qe e ka publikuar MUP’i serb.

“Kemi nxjerrë një fotografi. Na ndihmoi, një vendas e njohu sepse i kërkoi ujë. Ky banor lokal udhëtoi dy kilometra për të informuar policinë. Netë pa gjumë janë pas nesh, vetëm një angazhim i përbashkët nga të gjithë mund të japë rezultat. Ne do të punojmë në mënyrë të centralizuar, të angazhohen së bashku pjesëtarët e njësive lokale dhe speciale”, tha Daçiq.

“Kur ka ardhur policia ka qëlluar, policia ka gjuajtur dy të shtëna, ka nisur të vrapojë, ka gjuajtur nëntë plumba, e ka likuiduar policia, nuk është dorëzuar, ishte kriminel mizor dhe i pabesë, është vrasja e pestë apo e gjashtë që e ka kryer”, shtoi ai.

Exit mobile version