Një person me inicialet F.K. është arrestuar sot në Serbi si i dyshuar për krime të kryera në maj të vitit 1999 në Kosovë ndaj pjesëtarëve të ushtrisë së ish-Jugosllavisë.
Këtë e deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, duke mos treguar nacionalitetin e personit në fjalë.
“Policët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar dhe së bashku me kallëzimin penal për veprën penale të krimeve të luftës kundër të burgosurve kanë sjellë të dyshuarin F.K. në Prokurorinë e Krimeve të Luftës për marrje në pyetje dhe procedim të mëtutjeshëm”, ka thënë Daçiq, shkruan Tanjug