“Është e papranueshme që ky hap të kushtëzohet me shqyrtimin e kërkesës së Prishtinës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Serbia e kundërshton fuqishëm këtë zhvillim të ngjarjeve”, ka theksuar Daçiq.

Ambasadorja Thomas Greenfield bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjes së arritur nga Beogradi dhe Prishtina në Ohër dhe vuri në dukje se SHBA-ja do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë aktive në mbështetjen e Serbisë dhe Kosovës derisa ato të zbatojnë obligimet e tyre për të arritur marrëdhënie paqësore.