Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se pret që sot një tjetër shtet ta tërheq njohjen e Kosovës.
Por, ai nuk e ka bërë të ditur emrin e shtetit për të cilin bëhet fjalë, duke paralajmëruar se do të mësohet brenda 2-3 orësh.
“Sot pres që një shtet ta tërheq njohjen e shtetësisë së Kosovës. Do të jetë shteti i dhjetë që e tërheq njohjen”, deklaroi Daçiq për mediat serbe, përcjell lajmi.net.
Daçiq sot do të paraqitet në një konferencë për media ku edhe mund ta zbulojë emrin e shtetit që sipas tij do ta tërheq njohjen e Kosovës.