1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq shpreson se Kosova do ta heq taksën: Pezullimi në “përkthim” nënkupton anulim

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq thotë se deklarata e shefit të kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi se autoritetet e Prishtinës mund të pezullonin përkohësisht taksën mbi mallrat serbe, që sipas kryediplomatit serb në përkthim në “gjuhë të thjeshtë” i bie shfuqizimi i taksës

Ai tha se Prishtina erdhi në situatë që ndoshta është e vetëdijshme se çdo “lojë” e mëtejshme mbi këtë temë mund të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara.

Në këtë kuptim, ai përmendi që Ramush Haradinaj para kishte thënë një vit më parë se Kosova nuk ka politikë të saj të jashtme, por politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

“Tani po vijmë në një situatë të çuditshme, dhe kjo është hera e dytë gjatë mandatit të Ramush Haradinajt, që Amerika nuk ia lëshon vizën. Hera e parë ishte kur ai donte të kalojë ligjin për heqjen e gjykatës për UÇK-në, dhe tani nuk ia kanë lëshuar vizën për Lutjet e Mëngjesit për shkak të taksës “, tha Daçiq për TV Prva.

Ai beson me pezullim të përkohshëm të taksës do të vijë deri tek heqja e saj.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img