Site icon PrishtinaPress

Daçiq: Serbia do prani më aktive të OSBE-së në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Serbia avokon për një prani më aktive të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Kosovë.

Pas takimit të sotëm me kryesuesin e OSBE-së njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, Daçiq tha se është e rëndësishme që misioni i organizatës të vazhdojë të funksionojë, duke pasur parasysh siç tha ai “rolin që duhet të luajë në zbatimin e rezolutës 1244 dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare”.

“Ne besojmë se të gjitha misionet ndërkombëtare në Kosovë duhet të vazhdojnë të punojnë dhe të kenë sa më shumë hapësirë ​​për aktivitetet e tyre, në mënyrë që të mundësohet stabilitet dhe paqe në atë zonë.

Kur u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit, roli i OSBE-së ishte i përcaktuar qartë në organizimin e zgjedhjeve në Kosovë, por do t’ju kujtoj se zgjedhjet e fundit janë mbajtur pa pjesëmarrjen e OSBE-së – për herë të parë”, tha Daçiq.

Exit mobile version